Zhegrova: Të gjithë djelmoshat bënë punë të madhe

Futboll

Zhegrova: Të gjithë djelmoshat bënë punë të madhe

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:35
Zhegrova: Të gjithë djelmoshat bënë punë të madhe

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është i ngazëllyer për dy gola që shënoi për Genk-un nga Belgjika, e cila si mysafirë e deklasoi me rezultat 4:1 Fola Esch nga Luksemburgu, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Europa League. Futbollisti shqiptar tregoi lojë jashtëzakonisht të mirë dhe ka qenë prej më të merituarve për fitoren bindëse. “Një fitore e madhe kjo. Të gjithë djelmoshat bënë punë të madhe për ta fituar këtë lojë dhe tash jemi në rrethin tjetër të Europa Leagues. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Zhegrova. Duhet theksuar se sfidën e parë Genk e kishte fituar men 5:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 9:1 kualifikohet më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat