Arsenali fiton pas ekzekutimit të penalltive kundër Chelsea

Futboll

Arsenali fiton pas ekzekutimit të penalltive kundër Chelsea

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 23:22
Foto nga ndeshja

Chelsea dhe Arsenali janë ndarë barazim në Dublin në kuadër të ndeshjes se fundit International Champions Cup, por pas ekzekutimit të penalltive ka fituar Arsenali

Arsenali e ka fituar ndeshjen e fundit të turneut International Champions Cup vetëm pas ekzekutimit të penalltive kundër Chelsea.

Arsenali e kishte posedimin gjatë tërë ndeshjes, por ishin Blutë e Londrës ata që patën rezultatin në pjesën e parë.

Në minutën e 5’të te takimit, një goditje nga këndi bëri që Rudiger të gjendet më se miri në zonën e 16 metershit të Arsenalit për të shënuar golin e parë.

Chelsea kishte mundësinë që të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 14, por goditjen e Alvaro Moratas nga penalltia e priti ish portieri i Chelsea, Petr Cech.

Arsenali kishte një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin në fund të ndeshjes por një krosim Mkhitarian nuk e shfrytëzoi si duhet Aubameyang.

Në pjesën e dytë Arsenali kishte më shumë mundësi për të shënuar golin e barazimit.

Fillimisht Kolosinac u gjend në një pozitë të mirë, por Caballero priti goditjen e tij.

Në minutën e 74’të Lacazette për pak sa nuk shënoi pas një depërtimi të mirë që bëri në zonën e 16 metërshit të Chelsea.

Mundësinë më të mirë për të barazuar Arsenali e pati në minutën e 83, ku goditjen e Iwobi e priti portieri i Chelsea u tregua i vëmendshëm dhe bëri një pritje të mirë.

Goli i barazimit për Arsenalin erdhi në minutën e 92’të, ku Lacazzette shënoi, prapë pas një ndërprerje.

Pas kësaj u ekzekutuan penalltitë ku nga pika e bardhë më të saktë u treguan futbollstët e Arsenalit të cilët fituan më rezultat 6-5.

Gjatë këtij takimi Arsenali e ka pasur më shumë, ndërsa në pjesën e dytë i patën edhe rastet, por Chelsea luajti mençur dhe arriti ta fitojë takimin.

Kujtojmë se Chelsea dhe Arsenal do të përballen edhe një herë këtë muaj, në javën e dytë të Premier Ligës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat