Vidal ka arritur marrëveshje personale me Interin

Futboll

Vidal ka arritur marrëveshje personale me Interin

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 16:45
Arturo Vidal te Bayern Muenchen (Getty Images)

Arturo Vidal ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Interin, ndërsa tani pritet një lëvizje nga Bayern Munich.

Kilian është i gatshëm të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me klubin nga San Siro dhe paga e tij pritet të jetë 5 milionë euro në sezon.

Sipas medieve italiane, një marrëveshje mes dy klubeve është afër dhe mund të mbyllet së shpejti.

31-vjeçari duket se do të kthehet në Serie A, si huazim me  detyrim blerje.

Kostoja totale e marrëveshjes pritet të jetë mes 20 dhe 25 milionë euro.

Vidal më parë kishte kaluar katër vjet te rivali i Interit, para se të kalonte te Bayern Munich në vitin 2015.

Kiliani ka bërë karrierë edhe te Bayer Leverkusen në Gjermani.

Interi ka qenë aktiv në këtë afat kalimtar, ndërsa flitet se është shumë afër marrëveshjes me mb mbrojtësin Sime Vrsaljko të Atletico Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat