Skandaloze: Klubi fantom serb, me mbishkrimin Trepça!

Futboll

Skandaloze: Klubi fantom serb, me mbishkrimin Trepça!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2018 Në ora: 16:13
Skandaloze: Klubi fantom serb, me mbishkrimin Trepça!

Në Kosovë është një KF Trepça nga Mitrovica dhe ai klub është legal i regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe garon në Ligën e Parë.

Klub që ka stadiumin më të mirë në vend “Adem Jashari” në Mitrovicë, por është edhe një klub fantom serb Trepça, që luan në Veri të Mitrovicës, në Leshak dhe garon në ligën e Moravës së Serbisë, klub që nuk i njeh institucionet e Kosovës! Klubi fantom ka mbishkrimin me cirilicë Trepça dhe me ngjyrat pothuajse si Trepça origjinale!  

Image

KF Trepça origjinale që garon në elitën e futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka vite që është pranuar në UEFA ende nuk ka gjetur forcë që t’i ndalojë klubet fantome në Veri të Mitrovicës dhe as shteti ynë që t’i parandalojë ardhjen ilegale te klubeve serbe nga Serbia në vendin tonë! Skandal se jo mahi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat