Butland shihet si zëvendësues i Courtois te Chelsea

Futboll

Butland shihet si zëvendësues i Courtois te Chelsea

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 00:20
Jack Butland

Chelsea është gati të nisë një ofertë për portierin e Stoke Cityt, Jack Butland.

Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri pas marrjes së drejtimit nga trajneri italian Maurizio Sarri.

Sipas The Mirror, Real Madridi ka për qëllim transferimin e Thibaut Courtois dhe kjo mund të bëjë që Chelsea të vihet pas një portieri të ri.

Ky medium thekson se Chelsea nuk do të lejojë që portieri belg, i cili është i etur të largohet, të ikë nga Stamford Bridge deri sa të ketë nënshkruaj një zëvendësim.

Portieri i Stoke Cityt, Butland është emëruar si një kandidat potencial, pasi Everton janë të vendosur të rezistojnë çdo oferte për heroin e ri të Anglisë, Jordan Pickford.

Në të vërtetë, Everton pritet t’i ofrojë Pickfordit një kontratë të re para fillimit të sezonit për të zgjidhur të ardhmen e tij.

Përveç Pickfordit dhe Butlandit, klubi londinez është lidhur edhe me një transferim të portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen.

Në anën tjetër, Blutë tashmë kanë nënshkruar me 38-vjeçarin Roberto Green, i cili pritet të jetë portieri i tretë në sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat