Përforcimet e Ferizajt

Futboll

Përforcimet e Ferizajt

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 15:12
Përforcimet e Ferizajt

Klubi i futbollit Ferizaj është përforcuar me tre futbollistë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.  “Skuadra jonë ka arritur marrëveshje me supersulmuesin Florim Berbatovci dhe mesfushorët Granit Jashari e Fuad Karabegu. Bërbatovci që është paraqitur në disa skuadra të Superligës, është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin vendor. Gjithashtu edhe Karabegu (KF Gjilan)dhe Granit Jashari (Prishtina) janë mesfushorë me cilësi të larta, dhe pritët të na ndihmojnë në objektivat e klubit.”, bëhet e ditur nga FC Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat