Chelsea kërkon 200 milionë paundë për ta shitur Eden Hazard

Futboll

Chelsea kërkon 200 milionë paundë për ta shitur Eden Hazard

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 09:35
Eden Hazard

Blutë e Londrës do të kërkojnë një tarifë rekord botëror për të lënë të lirë yllin belg, Eden Hazard, i cili kërkohet me ngulm nga Florentino Perez, sidomos pas paraqitjes së shkëlqyeshme, që bëri në Botërorin e Rusisë, ku u rendit i treti me të tijtë. Chelsea do të kërkojë 200 milionë paundë për yllin e vet, raporton “Daily Mail”.

Me këtë tarifë, Roman Abramovic dhe klubi i tij londinez shpresojnë të kenë ngritur një pengesë të pakapërcyeshme për Real Madridin. Kampionët europianë në fuqi, gjithsesi, mbeten të prirur për ta marrë Hazardin në “Bernabeu”, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Portugezi, pas 9 vitesh mbretërim në kryeqytetin spanjoll, ku fitoi gjithçka, u largua kësaj vere te Juventusi, duke lënë boshllëk të madh te “Los Blancos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat