Bonucci në ‘pikë të hallit’, Juve e Milan nuk e duan

Futboll

Bonucci në ‘pikë të hallit’, Juve e Milan nuk e duan

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 09:09
Leonardo Bonucci

Kur mori përsipër të largohej nga kampionët e Italisë për të ndryshuar ambient, Leonardo Bonucci mori me vete dhe të gjithë revoltën e tifozëve bardhezi që u ndjenë të tradhtuar sesi një nga lojtarët më të pëlqyer zgjodhi të shkonte te Milan.

Por tani dëshira e tij për t’u rikthyer te Juventus ka hasur në probleme serioze, së pari financiare dhe të tjera pengesa si mbështetësit që nuk e duan më mbrojtësin italian.

Juventus në të vërtetë llogarit pak mendimet e tifozëve të saj kur bëhet fjalë edhe për vendime të diskutueshme por fakt mbetet që në prapavijë, Zonja e Vjetër para se të përforcohet duhet të shesë lojtarë. Gjithmonë nëse do apo nëse arrin ta bëjë.

Milan e shkarkoi publikisht kapitenin e tij duke ia faturuar të gjithë zërat e merkatos, dëshirës për të ikur nga San Siro. Kështu Leonardo Bonucci e sheh veten mes dy zjarreve të tifozerive ku asnjë nuk e do më. Polemikat për portierin Donnarumma do të dukeshin amatore krahasuar me kontestimet e tifozëve kuqezi në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Problem tjetër janë alternativat që mungojnë për mbrojtësin e njohur. PSG është tërhequr nga interesimi dhe në skuadra të tjera Bonucci nuk preferon të shkojë. Situata e tij prek gjithashtu kombëtaren italiane pasi Bonucci konsiderohet nga trajneri Mancini si kapiteni i rindërtimit të imazhit për të kaltërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat