Mbyllet marrëveshja, Interi siguron blerjen 25 milionëshe

Futboll

Mbyllet marrëveshja, Interi siguron blerjen 25 milionëshe

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Inter thuhet se po e mbyll një marrëveshje prej 25 milionë euro me Atletico Madridin për mbrojtësin e krahut të djathtë Sime Vrsajlko.

Sipas Sky Sport Italia, dëshira e Vrsaljko për të nënshkruar për Interin e ka detyruar Atleticon ta lirojë atë.

Transmetuesi sqaron se Interi janë në prag të huazimit të lojtarit për 8 milionë euro, me një opsion të blerjes përfundimtare prej 17 milionë euro.

26-vjeçari u bashkua me Los Colchoneros nga Sassuolo në verën e vitit 2016, por lëndimet dhe konkurrenca nga Juanfran e panë atë të bëjë vetëm 54 paraqitje nën Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat