Chelsea ndërton një dhomë të veçantë vetëm për Sarri…

Futboll

Chelsea ndërton një dhomë të veçantë vetëm për Sarri…

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:12
Maurizio Sarri

Klubi i Premier League Chelsea do të ndërtojë një zyrë private në “Stamford Bridge”, në dispozicion të trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Eshtë thënë edhe më parë se ish-trajneri i Napoli është një nga ata që konsumon nga katër deri në pesë paketa cigare në dytë dhe është një duhanxhi i thekur.

Ai është parë shpesh herë duke pirë duhan edhe në stol, apo në fushën e stërvitjes, kur punonte te Napoli dhe Empoli.

“Daily Mirror” ka shkruar sot se Chelsea do të përshtatë një zyrë për Sarri në “Stamford Bridge”, ku ai mund të pijë cigare, sepse në pjesën tjetër të stadiumit londinez, diçka e tillë është e ndalur.

Sarri do të ketë mundësinë të pijë duhan para dhe pas ndeshjes, por këtë gjë do ta ketë të vështirë për Chelsea do të luajë jashtë fushe…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat