Talenti i Sportingut firmos me Atleticon

Futboll

Talenti i Sportingut firmos me Atleticon

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 17:58
Gelson Martins

Gelson Martins një nga talentet më të mëdhenj të futbollit portugez në këto vitet e fundit është zyrtarisht lojtari më i ri i Atletico Madridit. 23-vjeçari ka firmosur për pesë vitet e ardhshme me Los Colchoneros.

Një biznes i shkëlqyer ky për Atleticon që merr pa shpenzuar asnjë qindarkë një lojtar të shkëlqyer që në afatin kalimtar vlen minimalisht 40 milionë euro.

Anësori i djathtë ofensivë, lindur në Kepin e Gjelbër, është rritur si futbollist te Sportingu i Lisbonës, ku në dy sezonet e fundit ka shkëlqyer, por pas fundsezonit skandaloz, me agresionin ndaj futbollistëve, kërkoi prishjen e kontratës me gjyq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat