Çudi se jo mahi, Ferizaj e quan ekskluzive dështimin me një trajner!

Futboll

Çudi se jo mahi, Ferizaj e quan ekskluzive dështimin me një trajner!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2018 Në ora: 16:23
Çudi se jo mahi, Ferizaj e quan ekskluzive dështimin me një trajner!

Në faqen e facebookut të klubit të futbollit Ferizaj, ndodhi edhe kjo! Çudi se jo mahi kur quhet ekskluzive dështimi me një trajner! Ja postimi i plotë në faqen e tyre: “EKSKLUZIVE: Dështon marreveshja me trajnerin nga Shqipëria, Bylbyl Sokoli eshte ne bisedime per të rikthyer ne Ferizaj. Sot kryesia e klubit tonë eshtë takuar me një trajner nga Shqipëria për të marrë drejtimin e klubit tonë, por që kjo marrëveshje nuk u arrit. Tani kryesia eshtë në bisedime me trajnerin e mirënjohur Kosovar, Bylbyl Sokoli i cili para pak ditësh dha dorëheqje nga Llapi. 'Profa' ishte trajner i klubit tonë në sezonin e kaluar kur KF Ferizaj u rikthye në Superligë, dhe ne besojmë shumë që 'Profa' do ta bëjë punën e tij në mënyrën më të mirë, ashtu sic ka bërë gjithmonë.  Ndërsa pregatitjet do t'i udhëheq ndihmës-trajneri, Burim Qerkini deri në emërimin e trajnerit të ri të skuadrës tonë. Gjithashtu ju njoftojmë se jemi në bisedime me disa futbollistë cilësor, ku në ditët në vazhdim pritët të prezantohen tek klubi jonë. KF Ferizaj po bëhet gati për Superligë, ku së bashku me tifozerinë Ujqit dhe qytetin e Ferizajit shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive”. Nuk është ekskluzive nëse dështon me një trajner, por është një keqardhje që palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat