Inter kthen sytë nga Chelsea

Futboll

Inter kthen sytë nga Chelsea

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 12:18
Davide Zappacosta

Duke parë vështirësitë për të arritur te Sime Vrsalkjo, me Atletico Madrid që nuk pranon ofertë tjetër nën 30 milionë euro, Inter ka ritkhyer sërish vëmendjen nga Davide Zappacosta. Mbrojtësi italian i Chelsea, ka gjetur pak hapësira në “Stamford Bridge”, ndaj dhe mundësitë për t’u larguar janë rritur ndjeshëm. Inter do të kërkojë që të afrojë ish-mbrojtësin e Torinos në formë huazimi, ndërkohë që një mundësi e mirë për te biseduar rreth kësaj tratative do të jetë miqësorja e së shtunës që do të zhvillohet mes dy ekipeve e vlefshme për International Champions Cup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat