Interi "bllokon" Mourinhon, kërkon shumë marramendëse për sulmuesin

Futboll

Interi "bllokon" Mourinhon, kërkon shumë marramendëse për sulmuesin

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 10:41
Jose Mourinho

Klubi i Manchester United raportohet se prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe si objektiv parësor është lojtari i Interit, Ivan Perisic.

Ky lojtarë ka edhe pëlqimin e trajnerit të United, Jose Mourinho por duket se Interi nuk do ta humbasë lojtarin të paktën jo me një shumë të ultët, pasi ata kanë kërkuar për kartonin e Perisic plotë 90 milion euro.

Kjo shumë raportohet se e ka zbrapsur Mourinhon dhe ka bërë që të heq dorë nga Perisic duke kthyer vëmendjen nga bashkëkombasi i tij kroat, Rebiç.

Mourinho duket se është i bindur që të sjellë emra të rinj te United pasi edhe së fundmi ka deklaruar se ka dy emra në mendjen e tij por se nuk e dinte nëse do i realizohej dëshira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat