Sane: Chelsea do të jetë konkurrenti më i vështirë për titull

Futboll

Sane: Chelsea do të jetë konkurrenti më i vështirë për titull

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 14:52
Sane: Chelsea do të jetë konkurrenti më i vështirë për titull

Sulmuesi anësor i Manchester City, Leroy Sane, beson se Chelsea do të jetë konkurrenti më i vështirë në garën për titullin e Premierligës.

Klubi nga Londra ka përjetuar një verë kaotike pas shkarkimit të Antonio Contes dhe pastaj me zëvendësuesin e tij, Maurizio Sarrin, i cili erdhi me shumë vështirësi nga Napoli.

“Chelsea e ka sjellë një trajner shumë të mirë”, tha Sane.

“Mënyra se si ka luajtur Napoli në stinorin e kaluar ka qenë shumë atraktive. Ne me të vërtetë vuajtëm kundër tyre”.

“Ndoshta ata do të kenë nevojë për kohë që të ambientohen me taktikat e tij por ata mund të bëhen një skuadër shumë e rrezikshme”.

Ai është pyetur se kush do të jetë konkurrenti kryesor i Manchester Cityt për stinorin e ri në Premierligë.

“Unë mendoj se Chelsea”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat