Inter dhe Manchester United në garë për këtë super lojtar

Futboll

Inter dhe Manchester United në garë për këtë super lojtar

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 11:03
Ilustrim

Bayern Munich i ka dhënë leje Arturo Vidalit për t’u larguar nga klubi gjatë javëve të ardhshme.

Manchester United dhe Inter janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për të nënshkruar me yllin bavarez.

Vidal u transferua tek Bayerni nga gjigantët italianë Juventus në verën e vitit 2015 për 40 milionë euro.

Sidoqoftë, Vidal ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga ‘Alliaz Arena’ gjatë 12 muajve të fundit, me Manchester United dhe Chelsea që prej kohësh janë shpallur si destinacione të mundshme për kilianin.

Gjithashtu edhe skuadra e Interit ka shprehur interesim për mesfushorin dhe ka gati 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Manchester United dhe Inter do të luftojnë deri në fund të merkatos për të siguruar super lojtarin e Bayernit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat