Milani kontakton Higuainin

Futboll

Milani kontakton Higuainin

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 23:24
Gonzalo Higuain

Milan e ka kontaktuar Juventusin për transferimin e Gonzalo Higuain, ndonëse Chelsea mbetet favorite për transferimin e tij, sipas Gazzetta dello Sport.

E ardhmja e argjentinasit te Zonja e Vjetër është e paqartë pas ardhjes së Cristiano Ronaldo-s, por kampionët e Serie A nuk do ta shesin për më pak se 60 milionë euro.

Trajneri i ri i Të Kaltërve, Maurizio Sarri, është i interesuar që të ribashkohet me lojtarin që e kishte trajnuar te Napoli, por Kuq e Zinjtë janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij 4.5 milionë euro për stinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat