Barcelona interesohet për talentin 19-vjeçar

Futboll

Barcelona interesohet për talentin 19-vjeçar

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 17:02
Barcelona interesohet për talentin 19-vjeçar

Një nga lojtarët më të rinj në Kupën e Botës së Rusisë mund të jetë në rrugën e tij drejt Barcelonës.

Barcelona është në kërkim të nënshkrimit të anësorit të djathtë, Moussa Wague, sipas “Mundo Deportivo”. 19-vjeçari luajti për Senegalin në Kupën e Botës së kësaj vere, megjithëse kombi afrikan u eliminua nga turneu që në fazën e grupeve.

Wague momentalisht luan për skuadrën belge, KAS Eupen, por mund të zhvendoset te një klub i madh në të ardhmen e afërt. Barcelona synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat