Federata e Futbollit e Gjermanisë i reagon Ozilit

Futboll

Federata e Futbollit e Gjermanisë i reagon Ozilit

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:25
Federata e Futbollit e Gjermanisë i reagon Ozilit

Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) i ka hedhur poshtë akuzat për racizëm nga Mesut Ozil, por e pranon se ka mundur të bëjë më shumë për ta mbrojtur atë nga abuzimi.

Ky reagim vjen pasi që mesfushori 29-vjecar i Arsenalit, e zyrtarizoi pensionimin e tij nga Kombëtarja e Gjermanisë, duke theksuar “racizmin dhe mosrespektin” brenda futbollit në Gjermani.

“Ne e refuzojmë fuqishëm çdo lidhje që iu bëhet DFB-së me racizëm. Ne kemi qenë të përfshirë në integrimin dhe të drejtat e njeriut në Gjermani për shumë vite me radhë. DFB-ja ndihet keq për largimin e Mesut Ozil nga Kombëtarja,” thuhet në deklaratën e Federatës Gjermane të Futbollit.

Ozili ishte kritikuar nga DFB-ja pasi ishte fotografuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një ngjarje të mbajtur në Londër në maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat