Simeone: Ne nuk kemi mundësitë e klubeve të mëdha

Futboll

Simeone: Ne nuk kemi mundësitë e klubeve të mëdha

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:20
Simeone: Ne nuk kemi mundësitë e klubeve të mëdha

Atletico Madridi është nënkampion i Spanjës dhe ka siguruar biletën për Champions League, skuadër që ka synime të mëdha për edicionin e ri. Atletico është prej skuadrave më të fuqishme, e cila pretendon ta nisë edicionin e ri me trofe! Ata me 15 gusht do të luajnë në Superkupën e Europës, kundër Real Madridit. Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se nuk mund të bëjë oferta të çmendura si skuadrat e tjera të mëdha të Europës.

“Ne nuk kemi mundësitë e klubeve të mëdha, që mund të shpenzojnë 150-200 milionë euro për një lojtar”, ka thënë Simeone. “Ne jemi të detyruar të bëjmë shpike, duke patur parasysh se çfarë na duhet për të përmirësuar skuadrën dhe kujt duhet t’i besojmë mes lojtarëve që kemi në ekip. Kjo do të thotë se nuk mund të bëjmë gabime kur bëjmë një blerje. Duhet të punojmë shumë pa gabuar”, ka thënë ai. Simeone ka zbuluar kur i ka lindur ideja për t’u bërë trajner. “Isha 27-28 vjeç kur vendosa se do të bëhesha trajner”.

“Mbaj mend se po kthehesha në shtëpi pas një stërvitjeje, në atë kohë luaja te Lazio, dhe kam bërë sikur drejtoja një seancë stërvitore. I thashë vetes: ‘Pse jo’”. “E keni parasysh si fëmijët përdorin imagjinatën kur luajnë? Unë bëra të njëjtën gjë kur isha i rritur, luajta sikur isha trajner. U përgatita për ndeshjen e ardhshme dhe planifikova gjithçka: në fund isha i mbuluar nga letra të mbushura me skema dhe shënime”, thotë Simeone, i cili beson se do të përgatiten sa më mirë me Atleticon për edicionin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat