Trepça fitoi pikë në Beograd, por çfarë bëri në Mitrovicë me Cërvena Zvezdën?

Futboll

Trepça fitoi pikë në Beograd, por çfarë bëri në Mitrovicë me Cërvena Zvezdën?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:51
Pamje nga një ndeshje e mëhershme

Pjesa e 72-të (Trepça në elitën e futbollit ish jugosllav 1977-78):  Një pikë të madhe importuan nga “Karaburma” e Beogradit, duke luajtur baras (1:1) me OFK Beogradin, me 2 prill të vitit 1978, në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit ish jugosllav. Pikë e madhe në luftë për ekzistencë, por ky rezultat pozitiv zbehët me 9 prill ku në Mitrovicë (java e 24-të) pësuan me rezultat minimal 1:0 nga Cërvena Zvezda e Beogradit. Ishte ndeshje vendimtare pothuajse për Trepçën, por nuk ia doli dhe mbeti pa pikë në vatër të saj. Nesër me 24 korrik do të lexoni se çfarë bëri Trepça javën e 25-të dhe të 26-të?

Java 23 - 1978

Me 1 prill

Slloboda - Partizani   3:0 (3:0)

Me 2 prill

Buduçnosti - Sarajeva           3:0 (2:0)

Çeliku - Olimpia   1:0 (1:0)

Cërvena Zvezda - Radniçki         2:0 (0:0)

Dinamo (Z) - Vojvodina 2:2 (0:1)

Hajduku - Osijeku             0:1 (0:0)

Rijeka - Borci (B)   2:0 (1:0)

OFK Beogradi - Trepça 1:1 (1:0)

Velezhi - Zagrebi             2:1 (1:0)

Java 24

Me 8 prill

Osijeku - Dinamo (Z)        1:0 (0:0)

Me 9 prill

Borci (B) - Slloboda      3:1 (1:1)

Sarajeva - Hajduku  0:3 (0:1)

Zagrebi - Çeliku       1:0 (0:0)

Olimpia - Buduçnosti 2:0 (1:0)

Partizani - Velezhi       1:0 (0:0)

Radniçki - Rijeka             0:1 (0:0)

Trepça - Cërvena Zvezda         0:1 (0:1)

Vojvodina - OFK Beogradi           3:0 (2:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat