Mourinho s’heq dorë nga Perisic

Futboll

Mourinho s’heq dorë nga Perisic

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:53
Ivan Perisic

Anthony Martial për Ivan Perisic. Një vit pasi Mourinho nuk arriti ta merrte kroatin, Manchester United duket se është duke përgatitur një sulm të ri.

Lajmi është dhënë nga britanikja “Daily Mail”, sipas së cilës, trajneri portugez ka studiuar një plan të ri , që bazohet te shitja e sulmuesit francezi.

Drejtuesit e Inter kanë kërkuar ta përfshijnë atë në negociatat e zhvilluara vitin e kaluar, por anglezët kanë refuzuar. Tani situata ka ndryshuar dhe duket se “Djajtë e Kuq” do t’ia plotësojnë dëshirën lojtarit, i vendosur të ndryshojë ekip.

Mou kërkon 90 milionë euro për kartonin e Marital. Një shifër shumë e lartë, por janë të shumtë klubet që do të ishin të gatshëm të viheshin në lëvizje.

Me atë shumë, Mourinho do të kthehej të trokiste në derën e Inter për Ivan Perisic, i cili e ka bindur akoma më shumë portugezin pas paraqitjeve të bëra në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat