Më 28 korrik do të bëhet testimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Futboll

Më 28 korrik do të bëhet testimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:06
Më 28 korrik do të bëhet testimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, bëri të ditur se me 28 korrik do të zhvillohet ndeshja testuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. “Jemi në këtë konferencë për media të parën pa ish presidentin Vokrri dhe të ju them se sot është ditëlindja e tij, i cili nuk gjendet në mesin tonë dhe është ditëlindja e parë pa të dhe për këtë kemi bërë një përgatitje për ta shënuar ditëlindjen e tij. Do të zhvillohet një ndeshje në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ku do të luajnë veteranët e Prishtinës dhe Llapit futbollist i të cilave ishte presidenti. 

Pas dite adhuruesit “Dardanët” kanë bërë një koreografi të veçantë  për nderim të figurës së ish presidentit  Fadil Vokrri prej orës 19.00.  Ndërkaq që sot ju kemi ftuar për të ju njoftuar edhe për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin e qytetit që tashmë  e ka marrë emrin ‘Fadil Vokrri’ në orën 20.00. Do të luajnë veteranët e Flamurtarit të Vlorës dhe veteranët e KF Prishtina, e këto ishin ndeshur edhe më herët. Qëllimi i kësaj ndeshje është për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit, por edhe për ta testuar stadiumin. Testimin do ta bëjnë inspektorët e UEFA-s. Testimi do të bëhet komplet duke filluar nga qasja e shikuesve, qasjet rrugore, lëvizja e njerëzve jashtë dhe brenda stadiumit.

Sistemet e kontrollit dhe sigurisë, Infrastruktura sportive hapësirat e brendshme sportive dhe të tjera. Siç e thamë pjesëmarrës do të jenë FC Prishtina, FC Flamurtari Vlorë, dhe Estrada dhe politika do ta bëjnë një skuadër. Do të luhet me sistemi secili me secilin për të përmbushur kohën e plotë prej 90 minutave. Ndaj ftohen qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh, do të kenë biletat gratis dhe të pranishëm do të jenë Inspektorët e UEFA-s të cilët do të bëjnë vlerësimin dhe do të japin leje për zhvillimin ndeshjeve për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator por dhe për ndeshjet e skuadrave tona që marrin pjesë në garat evropiane. Ndaj, kërkojmë përkrahjen e mediave dhe të qytetarëve që të jenë në numër sa më të madh. Nevojitet një numër mbi 3 mijë shikues për të arritur numrin e duhur për testim, ku do të ketë edhe ketering falas.

Unë besoj shumë që më 28 korrik në stadiumin Fadil Vokrri do të jetë një numër i madh i adhuruesve dhe do të kemi vlerësim pozitiv. Kemi shtuar angazhimet tona, njëjtë edhe Ministria dhe punëkryesi i cila ka zgjatur orarin dhe ka shtuar numrin e punëtorëve në mënyrë që më 28 korrik çdo gjë të jetë në nivelin e duhur dhe të kërkuar”, tha Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat