Skënderbeu prezanton talentin e Kosovës U-21

Futboll

Skënderbeu prezanton talentin e Kosovës U-21

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 13:57
Skënderbeu prezanton talenin e Kosovës U-21

Skënderbeu nga Korça ka prezantuar ditën e sotme një tjetër talent të ri, që vjen nga Kosova, konkretisht nga Flamurtari. Ai është pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve të Kosovës dhe shquhet për cilësitë teknike që posedon. Ja njoftimi i klubit korçar të futbollit në lidhje me këtë përforcim të radhës: “20-vjeçari Almir Ajzeraj prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

Ajzeraj ka firmosur fillimisht kontratën, që e lidh me klubin për 4 vitet e ardhshme, dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi. Ajzeraj luan si mesfushor i majtë, por në karrierë ka bërë mjaft mirë edhe në rolin e organizatorit. 20-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe sezonin e fundit ka luajtur për Flamurtarin, në Superligën e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat