Sulmuesi italian kërkohet nga shumë klube të mëdha.
Edhe pse kërkohet me ngulm nga shumë skuadra, sidomos nga Interi, Federico
Chiesa konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit e Fiorentinës.
Menaxheri i përgjithshëm i violave, Giancarlo Antognoni, pranoi se për lojtarin ka shumë kërkesa, por qëllimi i klubit është ta mbajë 20-vjeçarin.
Ai deklaroi se Chiesa është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe që luan shumë mirë me të dyja këmbët dhe këto cilësi e bëjnë atë shumë të kërkuar.
Gjithsesi sipas Antognonit qëllimi i klubit është që sulmuesi të vazhdojë të përmirësohet dhe të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat.