Klopp ka fjalë interesante për Shaqirin

Futboll

Klopp ka fjalë interesante për Shaqirin

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:47
Klopp ka fjalë interesante për Shaqirin

Në një turne që po zhvillohet në Charlotte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Liverpooli pësoi humbje me rezultat 3:1 nga skuadra gjermane. Dortmundi. Liverpoolit edhe pse të parët kaluan në epërsi me golin e van Dijk (25’),  ndërsa në pjesën e dytë pësuan tri herë. Pulishiç (66’-nga penalltia e 89’) dhe Larsen (90+3’)  shënuan për fitoren e Dortmundit.  Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur edhe për përforcimin me Xherdan Shaqirin dhe sipas tij, pret shumë nga ai. “Kishim mungesë të opsioneve në ekip në vijën e sulmit, kështu që e sollëm Shaqirin, të cilin e patë në Kupën e Botës. Jo vetëm në Kupën e Botës,  e di se Stoke pësoi rënie nga liga, por ai pati ndeshje shumë të mira. Kështu ndodh me lojtarët e mirë kur ata janë duke luftuar mbijetesën, nuk është niveli i tyre, kështu që nuk mund të keni sezonin më të mirë në botë. Por, ai mund të bëjë hapin e radhës. Për të, në karrierën e tij është një moment i mirë, duke qenë 26 vjeç dhe duke pasur përvoja të shumta”, ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat