Ish portieri i mirënjohur emocionon me fjalët për Fadil Vokrrin

Futboll

Ish portieri i mirënjohur emocionon me fjalët për Fadil Vokrrin

Nga: K. Goca Më: 23 korrik 2018 Në ora: 11:21
Ish portieri i mirënjohur emocionon me fjalët për Fadil Vokrrin

Ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, emocionon me një shkrim për legjendën e futbollit, të ndjerin Fadil Vokrri! Vokrri ndërroi jetë me 9 qershor të këtij vitit kur ishte edhe në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës. “Ditëlindje e dhembjes dhe krenarisë të legjendës Shqiptare. FADIL VOKRRI. Këta rreshta po i shkruaj bashkë me trupin e futbollistëve të njomë nga kampi i reprezentacioneve të regjioneve U 15 të Kosovës dhe stafit udhëheqës...

Na përcolle president për këtë kamp me bindje dhe shpresë se do të zbulohen talent të rinj për të ardhmenë e futbollit të Kosovës. Ishte ajo ditë e 8 kur na përcolle për në Durrës. E filluam të nesërmen me ceremoni e përshëndetje në mbarëvajtje dhe në emrin Tuaj (nga anëtari i komitetit z. Luan Vokshi ) na dështoi suksesi...Nuk kaloj as pjesa e parë ndeshjes e ndeshjes së parë (9.40') kur lajmi i hidhur nga Prishtina ... na shtangoj të gjithëve (200 veta) se presidenti Fadil Vokrri ndërroi jetë...!!! .

Organizimin për kthim të menjëhershëm për lamtumirën dhe ceremoninë mortore u bë pa fjalë në heshtje e me lot në sy ...

Tani , 44 ditë po e vazhdojmë këtë kamp aty ku e lamë me ju president Fadil. Amanetin tënde president .... po vazhdojmë aty ku e lamë. Edhe sot , është një datë dhe - ditë e vështirë për ne, kur ju president e keni ditëlindjen... e aq më dhembshëm, kur jemi pa aty ku e lamë...

Sot , nuk mundemi të vendosim lule pran varrit të Juaj president jemi në detyrat që na dhe. ..

I gjithë grupi me trupin dhe ngjyrat e llojllojshme të dhuruam e Uruam ditëlindjen në tepihun e gjelbër në Durrës.

Urime ditëlindja i pavdekshmi Fadil Vokrri

Qysh , tani po ju dërgomë një lajm dhe dhuratë si juve z. President , po edhe opinionit të gjerë Shqiptar se në këtë kamp u dallua një djalosh po me nr. 9 nga Peja i cili e ka një potencial dhe stil të një Toresi të famshëm. E ky është: DIJAR NIKQI. Po lindi e do të lindnin talenta me besimin se do të bëhen si Fadili...

Zoti e bekoftë presidentin historik të futbollit dhe familjen e Tij”, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat