Ancelotti vlerëson Hysajn

Futboll

Ancelotti vlerëson Hysajn

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 00:34
Ancelotti dhe Hysaj

Napoli ka zhvilluar sot miqësoren e parë të vërtetë në fazën përgatitore të skuadrës për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti. Nënkampionët e mundën 5-1 Carpin në këtë ndeshje, ku Hysaj luajti fillimisht në krahun e majtë të prapavijës.

Kuptohet që ky është një ndryshim taktik të cilin mbrojtësi shqiptar e ka provuar edhe në të kaluarën, duke luajtur majtas shpesh edhe në periudhën e Sarrin. Risi për të ishte kur në fundin e ndeshjes, ai u provua në një pozicion të pazakontë, atë të qendërmbrojtësit.

Pikërisht eksperimentet me pozicionimin e lojtarëve ishin ideja kryesore që kishte Ancelotti për këtë sfidë, në fund të së cilës nuk ka nguruar të thurë elozhe për futbollistët që ditën të përshtaten mirë. “Alan mund të luajë si mesfushor para mbrojtjes, ashtu si Hysaj mund të luajë në krahun e majtë. Janë futbollistë me cilësi dhe inteligjencë që mund të përshtaten pa probleme”, ishin fjalët e trajnerit të Napolit.

“Jam i lumtur, djemtë po shfaqen shumë mirë, Grupi më pëlqen dhe më lejon të punoj pa u lodhur. Po argëtohem!”, ishin fjalët e teknikut italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat