Dalic pretendon se është trajneri i dytë më i mirë në botë

Futboll

Dalic pretendon se është trajneri i dytë më i mirë në botë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 23:57
Zlatko Dalic

Kroati Zlatko Dalic thtë se është trajneri i dytë më i mirë në botë dhe vlen më shumë se 5 mln euro në vot.

Dalic udhëhoqi Kroacinë drejt finales në Kupën e Botës, ku është mundur 4-2 nga Franca.

Dalic tani ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit, dhe është përfolur si trajneri i ardhshëm i Japonisë apo Egjiptit, ndërsa ai vetë kërkon Premier League.

“Doni apo nuk doni ju, jam trajneri i dytë më i mirë në botë,” shprehet Dalic për kroaten Vecernji.

“Dhe shifra 5 mln euro në vit për trajnerin e dytë më të mirë në botë është shumë e ulët.

“Nuk më pëlqen fakti që njerëz që nuk kanë goditur ndonjëherë topin në jetën e tyre kanë në dorë fatin tim në stolin e Kroacisë. Donin të më shkarkonin dy muaj më parë…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat