Olsen pranë nënshkrimit me Romën

Futboll

Olsen pranë nënshkrimit me Romën

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 23:36
Robin Olsen

Mediat suedeze raportojnë se Robin Olsen do të udhëtojë të hënën në Itali për të kompletuar transferimin te Roma.

Giallorossët e shitën Alissonin te Liverpooli për një shumë rekorde për portier prej 72.5 milionë euro dhe tash janë në kërkim të një zëvendësuesi.

Suedezi 28-vjeçar është favorit për t’u transferuar në Stadio Olimpico për 12 milionë euro.

Agjenti i portierit të FC Copenhagen ka qëndruar në kryeqytetin italian në javën e kaluar dhe tash Aftonbladet raporton se marrëveshja është arritur.

Sipas njoftimeve, marrëveshja është arritur ndërmjet dy klubeve dhe portieri së bashku me agjentin Hasan Cetinkaya nesër (e hënë) do të qëndrojnë në Romë.

Shuma prej 11.5 milionë eurosh do të ishte transferim rekord për një portier suedez.

Para FC Copenhagen, Olsen ka luajtur në disa klube, në mesin e tyre edhe te Malmo dhe PAOK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat