Vinicius: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Real Madridin

Futboll

Vinicius: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Real Madridin

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 22:10
Vinicius Jr

Që kur ka mbërritur në Madrid, Vinicius Jr është duke jetuar ëndrrën e tij.

Teksa po adaptohet me jetën e tij të re larg Brazilit, ka treguar për ditët e para te Real Madrid.

“Që kur kam mbërritur ndjej diçka ndryshe, mendoj se do të jem shumë i lumtur,” shprehet ai për Real Madrid TV.

“Jo vetëm unë, por e gjithë familja ime dhe kolegët.

“Unë luaj futboll guxues, një nga stilet që luhet në Brazil, gjithmonë me shumë driblime por duke respektuar kundërshtarin.

“Qëllimi im është të shënoj shumë dhe të ndihmoj ekipin. Imagjinoj një vit të mrekullueshëm, ku tifozët do të festojnë shumë tituj me mua dhe tifozët.

“Mbi të gjitha, dua të fitoj Champions League të tjera me Real Madrid.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat