Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Futboll

Valon Berisha debuton me gol te Lazio

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 22:05
Valon Berisha

Mesfushori shqiptar, Valon Berisha, ishte një ndër afrimet e Igli Tares te Lazio në këtë merkato verore.

25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e Kosovës, u bind nga drejtori shqiptar për të firmosur me klubin kryeqytetas dhe duket se menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve lacialë.

Në ndeshjen miqësore të zhvilluar ditën e sotme, që përfundoi me rezultatin 14-0 ndaj amatorëve të Top 11 Radio Club, Berisha u aktivizua si titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 31-të.

Në momentin e shënimit të mesfushorit shqiptar nuk munguan duartrokitjet e tifozëve, të cilët mesa duket janë “dashuruar” menjëherë me 25-vjeçarin.

Edhe pse luhej ndaj një skuadre amatore, trajneri Inzagi kishte hedhur në fushë lojtarët cilësorë.

Ndërkohë që portieri Strakosha nuk është aktivizuar për shkak të problemeve fizike. Vendin e tij e zuri Proto, portieri i ardhur së fundmi nga Olimpiakos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat