Klopp përgjigjet më në fund, tregon se kush do të jetë portieri numër 1 te Liverpool

Futboll

Klopp përgjigjet më në fund, tregon se kush do të jetë portieri numër 1 te Liverpool

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 20:14
Jurgen Klopp

Alisson Becker do të jetë zgjedhja numër një e trajnerit Jurgen Klopp te Liverpooli në sezonin e ri.

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri gjerman, i cili po ashtu ka bërë të ditur se Loris Karius do të qëndrojë te Liverpool.

“Ne transferuam Alisson dhe është e qartë se ai do të jetë zgjedhja jonë e parë”, ka deklaruar Klopp.

“Për Loris Karius, ky transferim nuk është edhe aq i mirëpritur. Gjithsesi, kemi mjaft ndeshje për të zhvilluar. Ai ende ka mundësi të rritet si portier”, ka shtuar Klopp.

Përveç Alisson Becker, Liverpool këtë afat ka transferuar edhe Naby Keitan, Fabinhon dhe Xherdan Shaqirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat