Yerry Mina largohet nga Barcelona, transferohet në Premierligë - Bota Sot
Yerry Mina largohet nga Barcelona, transferohet në Premierligë

Futboll

E diel, 19 gusht 2018

Yerry Mina largohet nga Barcelona, transferohet në Premierligë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 19:58
Yerry Mina

 

Yerry Mina është pranë largimit nga Barcelona këtë verë, me skuadrën e Evertonit si destinacionin më të mundshëm.

Mbrojtësi kolumbian është transferuar te Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit, por asnjëherë nuk ka arritur të bind trajnerin Ernesto Valverde.

Paraqitjet me Kolumbinë në Kupën e Botës, kanë rritur interesimin e disa skuadrave për shërbimet e tij.

‘Goal.com’ ka mësuar se anglezët e Evertonit, janë seriozisht të interesuar të nënshkruajnë me 23 vjeçarin.

Madje thuhet se tashmë trajneri i Evertonit ka kontaktuar Minën, për t’i shpjeguar projektin e tij në ‘Goodison Park’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test