Zyrtarizohen dy risi për Superkupën e Spanjës

Futboll

Zyrtarizohen dy risi për Superkupën e Spanjës

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 19:13
Ilustrim

Superkupa e Spanjës do të ketë sivjet dy risi: për herë të parë do të luhet në një ndeshje teke, jo me sistem vajtje-ardhje dhe për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të Spanjës.

Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizua sot vendimin se përballja mes Barcelonës, fituese të La Liga dhe Sevilla, finaliste e Kupës së Mbretit, do të zhvillohet në Tangeri të Marokut më 12 gusht.

Stadiumi që do të presë sfidën do të jetë “Ibn Battouta”, me kapacitet 45 mijë shikues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat