Shqiptarët asistojnë për fitoren e Zurich-ut

Futboll

Shqiptarët asistojnë për fitoren e Zurich-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:25
Shqiptarët asistojnë për fitoren e Zurich-ut

Futbollistët shqiptarë Hekuran Kryeziu, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu dhe Izer Aliu, me ekipin e Zurich-ut, e filluav furishëm edicionin e ri në Superligën e Zvicrës. Zurich para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 2:1 në përballje me Thun-in. Kryeziu e Domgjoni luajtën tërë sfidën, kurse Aliu u zëvendësua në minutën e 46-të. Shqiptarët asistuan në golat e fitores së Zurich-ut. Në minutën e 16-të, Schonbachler kaloi në epërsi ekipin e tij pas asistimit të Aliut, kurse Winter ngriti epërsinë në 2:0 (62’) pas asistimit të Domgjonit. Shqiptarë dhanë maksimumin në fitoren e madhe në hapje të kampionatit. Mysafirët ngushtuan humbjen në minutën e  87-të me golin e Sorgiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat