Chelsea dëshpëron Barcelonën me veprimin e fundit për Willian

Futboll

Chelsea dëshpëron Barcelonën me veprimin e fundit për Willian

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:22
Willian

Tentativa e Barcelonës për të nënshkruar me Willian po bëhet edhe më e vështirë.

Katalanët vazhdojnë të insistojnë në transferimin e yllit brazilian.

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde së fundi i ka bërë edhe ofertën e tretë dhe të fundit Chelsea për Willian.

Në anën tjetër, Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Willian, të cilit i ka ofruar një kontratë të re.

Me kontratën e re, që mendohet t’i jap mijë euro në javë, Chelsea do ta bëjë Willian një nga futbollistët më të paguar në “Stamford Bridge”, atje ku në sezonin e kaluar tifozët e zgjodhën si më të mirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat