Tjetër largim nga Real Madridi

Futboll

Tjetër largim nga Real Madridi

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:21
Fabio Koentrao

Reali i Madridit ka vendosur të largojë përfundimisht mbrojtësin portugez Fabio Koentrao.

Ai ishte i huazuar së fundmi te Sportingu i Lisbonës, ndërkohë që nuk bën pjesë në planet e drejtuesve madrilenë.

Sipas “AS”, menaxheri i lojtarit, Horge Mendes, në një takim me drejtuesit merengues, është autorizuar për ta transferuar mbrojtësin në një ekip pa pasur nevojë për të paguar për kartonin e tij.

Edhe pse skuadrat të interesuara për 30-vjeçarin mund të jenë të shumta, rroga e lartë e tij mund të jetë një pengesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat