Lika e Bajrami me Grasshoppers-in pësuan nga kampioni

Futboll

Lika e Bajrami me Grasshoppers-in pësuan nga kampioni

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:06
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Zvicrës, Young Boys nga Bernë, në vatër të vet ngadhënjeu me rezultat 2:0 kundër Grasshoppers-it të shqiptarëve. Bujar Lika e Nedim Bajrami luajtën për Grasshoppers-in, por nuk ia dolën të marrin pikë në konak të kampionit.  Bajrami luajti deri në minutën e 85-të, kurse Lika i plotë, duhet theksuar se nga minuta e 55-të, Grasshoopers mbeten me një lojtar me pak, pasi që Doumbia u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Për kampionin shënuan: Sulejmani (69’) e Ngamaleu (87’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat