Figo me detyrë të re

Futboll

Figo me detyrë të re

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 17:52
Luis Figo

Sfidë e re për ish-futbollistin e famshëm portugez, Luis Figo. Siç raporton e përditshmja portugeze, “A Bola”, Luis Figo është duke u përgatitur për të kandiduar për portin e presidentit të Sportingut të Lisbonës.

Klubi i njohur portugez në fakt po kalon një periudhë shumë të vështirë në çdo aspekt dhe në muajin shtator është parashikuar që të bëhen zgjedhjet për presidentin e ri, që do të pasojë Bruno de Carvalho. Drejtues të klubit i kanë konfirmuar gazetës “A Bola” se ish-lojtari i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit, po men don të marrë presidencën e Sportingut , bashkë me një grup sipërmarrësish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat