De Laurentiis afron te Napoli një rival për Hysajn

Futboll

De Laurentiis afron te Napoli një rival për Hysajn

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:29
Arias

Aurelio De Laurentiis i bën një dhuratë Ancelottit dhe tifozëve të Napolit. Numri një i klubit të kryeqendrës së Campanias mësohet se ka arritur marrëveshjen me PSV Eindhovenin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Arias. Kolumbiani luan në të njëjtin pozicion ku aktivizohet Elseid Hysaj, por kjo nuk do të thotë se shqiptari duhet të bëjë gati valixhet. Përkundrazi, futbollisti kuqezi mbetet i paprekshëm dhe thjesht do të ketë një konkurrent të denjë për vendin e titullarit. Krahu i djathtë i mbrojtjes ishte pozicioni i vetëm ku Ancelotti nuk kishte një dublues.
Nga ky transferim klubi holandez do të përfitojë 11.5 milionë euro, ndërsa lojtari kolumbian një pagë 1.6 milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat