Witsel rikthehet në Evropë, afër transferimit te Dortmundi

Futboll

Witsel rikthehet në Evropë, afër transferimit te Dortmundi

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 16:15
Axel Witsel

Mesfushori belg, Axel Witsel mund të rikthehet të luaj në Evropë.

Pasi vendosi dy vite më parë t’i bashkohet futbollit kinez tek skuadra Tianjin Quainjin, Witsel tani duket se po kërkon rikthimin në Evropë.

“Ekziston një mundësi që të rikthehem të luaj në Evropë”, tha Witsel.

“Më mungon futbolli evropian, por ende jam nën kontratë me klubin dhe njëherë nuk di se çfarë të them. E gjitha që dua është rikthimi në Evropë”, deklaroi belgu.

E karrierën në Evropë, duket se Witsel do ta vazhdoj tek gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund ka arritur një marrëveshje personale me belgun.

Tani klubi verdh e zi po diskuton me skuadrën kineze Tianjin për të arritur një marrëveshje.

Besohet se transferimi i Witselit do t’i kushtojë Dortmundit rreth 25 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat