Shqiptari Albion Avdijaj me Debrecenin u kthyen me tri pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat minimal 1:0 ekipin Puskas Akademy, në hapje të kampionatit hungarez.
Avdijaj luajti nga minuta e 70-të, por tregoi paraqitje të mirë ndaj Puskas-it. Sulmuesi Liridon Latifi luajti titullar deri në minutën e 62-të, por të pafat që ta ndalin një pikë në përballje me Debrecenin. Në minutën e 78-të, Ezequiel shënoi për fitoren e madhe të Debrecenit. Në fakt, kjo sfidë ka qenë edhe derbi shqiptar, që i takoi Avdijajt.