Bonucci drejt PSG-së

Futboll

Bonucci drejt PSG-së

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 14:15
Bonucci drejt PSG-së

Leonard Bonucci mund të braktisë Milanin pas vetëm një sezoni. Fjalët e trajnerit Gatusso pas ndeshjes miqësore me Novarën dhanë sinjale të qarta largimi. “Dëshirojmë ta mbajmë, por duhet respektuar edhe vullneti i futbollistit”.

Kampionët e Francës tashmë kanë gati edhe ofertën zyrtare për klubin italian, 35 milionë euro për të drejtat sportive të 31-vjeçarit. Për momentin, Milani kërkon të paktën 40 milionë. Pronari i ri Elliot nuk është kundër këtij transferimi, sepse jo vetëm që do të përfitonte nga shitja e kartonit, por do të fshinte nga borderoja edhe pagën vjetore të mbrojtësit, e cila është 10 milionë euro.

Në garë për Bonuccin janë edhe dy klubet e Manchesterit, City e United, dhe Milani shpreson që të ketë një ankand në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga largimi i kapitenit.

Nga ana tjetër vijon interesimi i Chelseat për Donnarummën. “Fair Play” financiar e detyron klubin italian të ekuilibrojë bilancet dhe shitja e portierit do ta përmirësonte ndjeshëm situatën. Londinezët me shumë gjasa do të humbasin Courtois, ky i fundit është gjithnjë e më pranë Realit, që është gati të ofrojnë 40 milionë euro për “gardianin” 19-vjeçar. Një shifër që klubi kuqezi është gati ta pranojë. Sa u përket drejtuesve, pas emërimit të Scaronit president pritet rikthimi i Leonardos në rolin e drejtorit teknik, ndërsa për postin e administratorit të deleguar në garë për të marrë vendin e Fassones janë Umberto Gandini, Ivan Gazidis dhe Michele Uva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat