Emocionuese apo jo, do të shënohet datëlindja e Vokrrit sipas skenografisë së “Dardanëve”

Futboll

Emocionuese apo jo, do të shënohet datëlindja e Vokrrit sipas skenografisë së “Dardanëve”

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:39
Emocionuese apo jo, do të shënohet datëlindja e Vokrrit sipas skenografisë së “Dardanëve”

Për të satën herë na bie të themi se legjendat nuk vdesin kurrë. Ata kujtohen gjithmonë. Kështu është edhe me legjendën e futbollit dhe tash kish presidentin e FFK-së Fadil Vokrri. Ndonëse iku në amshim, nesër o të ishte gjallë do të festonte 58 vjetorin e lindjes, por FFK-ja, bashkë me shokët e brezit të artë të Prishtinës dhe skuadrës së parë ku ka luajtur për herë të parë KF”Llapi”  me aktivitet do të shënojnë ditëlindjen e legjendës. Edhe grupi i adhuruesve “Dardanët” në mënyrën e vet sikur që dinë më së miri adhuruesit do të shënojnë këtë datëlindje. Shokët e ish presidentit, shokët e brezit, Agim Cana, Eroll Salihu, Isa Sadriu, Muharrem Sahiti, Sahit Kelmendi, Skënder Shëngyli, Shefshet Sinani, Ramiz Kraniqi, Ahmet Beselica, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina, Rafet Prekazi, bashkë me ish trajnerin Ajet Shoshollin e Ramadan  Cimili por edhe shokë e miq tjerë të Fadil Vokrri nesër në orën 16.30 do të jenë për një ndeshje në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të zhvillohet një duel me veteranët e klubit llapjan. Veç mysafirëve të shumtë të pranishëm do të jenë presidenti i FFK-së Agim Ademi, kryetari i komunës së Podujevës z. Agim Veliu. Pas ndeshjes në kryeqytet do të shënohet datëlindja sipas skenografisë së “Dardanëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat