Plas sherri te Milani, ai e tradhëtoi klubin

Futboll

Plas sherri te Milani, ai e tradhëtoi klubin

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:42
Milan

Ka qenë dita e ndryshimeve të mëdha te Milan, ashtu si pritej. Gjithsesi, bie në sy mënyra si u veprua. Klubi kuqezi vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Marco Fassone, i akuzuar për tradhti, bashkë me presidentin Li Yonghong, ashtu si administratorët kinezë.

Ky ka qenë vullneti i fondit “Elliott” që u zbatua në ditën e Asamblesë së Aksionarëve.

Arseja e shkarkimit të administratorit të deleguar Fassone ishte: “Kompromentim i raportit financiar për mënyrën si ka adiministruar fondet dhe metodikën e zhvillimit të merkatos në Europë dhe Azi. Vetëm në ditët e fundit kemi zbuluar gabimet e bëra prej tij dhe “Rossoneri Sport Investment Lux” vendosi ta largojë për të mirën e klubit, si domosdoshmëri.”

Frazë e cila nënkupton tradhtinë dhe lë të hapur hapësirën për një seancë gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat