Leroy Sane ka thënë se trajneri i Gjermanisë i ka dhënë arsye të pranueshme për mos ftesën në Kupën e Botës.
Të gjithë ishin shokuar kur Joachim Low kishte zbuluar listën me lojtarët e ftuar për Kupën e Botës, në të cilën mungonte anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane.
Sane që kishte mbyllur sezonin si kampion në Premierligë me 10 gola dhe 15 asistime, nuk gjeti vend në ekipin e Low.
“Kam folur me Low për këtë. Sigurisht që kam pranuar vendimin”, ka deklaruar Sane.
“Ai më dha arsye të mira pse ka vendosur ashtu”.