Bayerni e fiton miqësoren kundër PSG-së

Futboll

Bayerni e fiton miqësoren kundër PSG-së

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 18:03
Foto nga ndeshja

Bayern Munich e ka fituar miqësoren ndaj PSG-së në kuadër të turneut ‘International Champions Cup’.

Bavarezët kanë arritur që në Austri të mposhtin 3:1 PSG-në.

Skuadra franceze kaloi e para në epërsi kur sulmuesi Weah shënoi për 0-1 në minutën e 31’.

Në pjesën e dytë gjermanët arritën të përmbysin gjithçka.

Fillimisht barazoi Martinez në minutën e 60’, për të vazhduar me Sanches në minutën e 68’ dhe Zirkzee në minutën e 78’.

Për Bayern Munich në pjesën e dytë të kësaj ndeshje u paraqit edhe mesfushori nga Kosova, Meritan Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat