Pamje të bukura të stadiumit të Prishtinës një javë para testimit nga UEFA

Futboll

Pamje të bukura të stadiumit të Prishtinës një javë para testimit nga UEFA

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 17:53
Stadiumi i Prishtinës

Punimet në stadiumin e Prishtinës po shkojnë drejtë fundit.
Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, përmes disa fotografive ka konfirmuar se stadiumi i Prishtinës është gati për ndeshjen testuese me zyrtarët e UEFA më 28 korrik.

“Inspektim në dinamizimin e punimeve në stadiumin ,,Fadil Vokrri”, me qëllim të përgatitjes së ndeshjes testuese nga zyrtaret e UEFA-s më 28 Korrik, ku finalizimi i punimeve të karrikave dhe VIP ka përfunduar duke filluar vendosja e numërimit”, ka shkruar Ibër Alaj në Facebook.

“Kulla e vrojtimit ka përfunduar, agregati si alternativë në mungesë të energjisë elektrike është vendosur, zhdeshtoret janë gati për ekipet sipas standardeve me dhomë të veçantë të fizioterapeutit dhe dhoma për nxemjen e lojtarëve. Stadiumi po merrë formën sipas standardeve të kërkuara nga UEFA, sipas rregullorres kategoria e katërt”, ka shkruar më tej Alaj.

Ndeshja e parë zyrtare në këtë stadium do të jetë finalja e Superkupës së Kosovës më 13 gusht, ku do të takohen Drita dhe Prishtina.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat