Dembele apo Coman, Emery ka vendosur se cili duhet të zbarkojë në Emirates

Futboll

Dembele apo Coman, Emery ka vendosur se cili duhet të zbarkojë në Emirates

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 17:11
Unai Emery

Arsenali duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton në hyrje përkundër disa përforcimeve serioze deri më tani.

Por, trajneri Unai Emery mendon se ekipit ka ende nevojë për një blerje të re në fazën e sulmit dhe sipas emdiave angleze në listën e tij të ngushtë janë dy emra, Ousmane Dembele dhe  Kingsley Coman.

Por, sipas ish-trajnerit të Paris -Saint – Germain, drejtuesit e klubit duhet të bëjnë më shumë përpjekje për transferimin e ish-lojtarit të Juventusit për shkak të përvojës së tij në agrat evropiane.

Gjithsesi për të dërguar ofertë serioze për Coman, Arsenali para se gjithash duhet të shesë disa lojtarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat